Përshkrimi: Shkurre 1‒3m ngritur me kercej të blertë. Gjemet të fortë, grremqake ose harkore me fund të zgjatur. Gjetheza 5‒7, vezake ose eliptike dhe pa gjendra me dhemb të thjesht ose të dyfisht. Lulet të vetmuara ose të pakta në vastak. Fruti i kuq 10‒20 mm, rruzullor deri eliptik.

Përhapja në Kosovë: Rritet në vende me shkurre, gardhe të arave ose rreze maleve.

Pjesët e përdorshme: Fruti, fara, lulet e thara dhe vajrat esenciale të ekstrahuara nga lulet.

Vjelja: Frutet dhe farat vjelen në fund të veres dhe në vjesht pasi të piqen, lulet vilen në lulëzim.
Frutet dhe farat thahen në furra 55oC. Raporti 6 me 1.
Lulet thahen nën hije ose në furra në temperatur 40oC.