Përshkrimi: Dru me levore të bardhë deri 30m. Gjethet 2-7cm trekëndore ose romboide me maje të gjatë dhe të mprehtë dy herë të dhëmbëzuara si sharrë. Gjethet e reja ngjitëse, të vjetra të shogëta. Frutet të vogla me dy flatra cipëthata.

Përhapja në Kosovë: Në pyje të zonës malore të maleve të Sharrit ose e kultivuar në parqe si dekorative.

Pjeset e pëedorshme: Gjethet, lëvorja, lëngu i nxjerrë nga lëvorja.

Vjelja: Gjethet vjelen në pranverë dhe fillim të verës (muaji prill-qershor), sythat gjatë dimrit (muaji dhjetor-shkurt)

Tharja : Duhet bërë në furra në temp. deri 50oC. Raporti: gjethet 4:1, sythat 3:1.