Përshkrimi: Shkurre ose dru që rritet deri në 10 m, me gjethe me 3 – 7 vriguj gjator të mprehta ose gati shyte. Ndajgjethëzat të plota, heshtore. Lulet me diametër 8-15 mm të vendosur në vastak. Shtyllëza 1. Fruti bërthamor 6-10 mm, i kuq.

Përhapja në Kosovë: E përhapur në pyje të dushkut, vende me shkurre dhe në djerrishte.

Pjesët e përdorshme: Gjethet me lule (Crataegi folium cum flore) dhe fruti (Crataegi fructi)

Vjelja: Gjethet dhe lulet vjelen gjatë kohës kur sapo ka filluar lulëzimi (muaji 5-6): Raporti 6:1, kurse frutat në vjeshtë (muaji 10-11),

Tharja: Duhet bërë në furra në temperaturë deri në 50° C, ose në vende ku ka rrymim te ajrit. Raporti 3:1