Alko-Natura sh.p.k është kompani e re me qendër në Sharr (Dragash) e cila merret me grumbullimin, përpunimin dhe marketingun e bimëve dhe frutave BIO. Tani për tani kompania ofron mbi 10 produkte të cilat rriten tëresisht në mënyrë natyrale në bjeshkët e Sharrit.

Alko-Natura është e pajisur me makineri dhe infrastrukturë të nevojshme për grumbullimin dhe përpunimin e bimëve duke mbrojtur njëkohësisht vetitë e tyre natyrale.

Të gjitha produktet tona janë 100% natyrale dhe të pastërta. Ato janë të testuara për cilësi dhe të çertifikuara nga kompania „Albinspekt“ dhe përmbushin standartin organik bazuar në rregulloren EEC 834/2007 të Bashkimit Europian.

Klikoni poshtë për të shkarkuar çerifikatën.

Certificate-EU-_Alko-Natura-AlbInspekt

Kompania çertifikuese „Albinspekt“ është kompania e parë shqiptare e listuar në Listën e Trupave inspektuese dhe çertifikuese të njohura nga Bashkimi Europian.

Për më shumë informacione lidhur mbi kompaninë çertifikuese dhe mënyren e çertifikimit vizitoni webfaqen e kompanisë: www.albinspekt.com