Përshkrimi: Është shkurre, rrallë dru deri 6 m e lartë. Kërcelli dhe degët kanë ngiyrë hiri, druri në mes ka palcë të bardhë. Gjethet e përbëra nga 7 gjethëza. Lulet ne lulesa ombrellë deri 30 cm. Frutat kur piqen janë ngjyrë vjollcë gati të zezë me tri fara dhe me lëng të kuq të mbylltë.

Përhapja në Kosovë: Rritet në toka të pasura në afersi të përronjve dhe buzë pyjeve. Pjesët e përdorshme: Lulet (Sambuci flos) dhe fruti (Sambuci fructus).

Vjelja: Lulet vjelen gjatë muajit maj.

Tharja: Para se të vendosen në furra duhet së paku 2-3 orë të qëndrojnë në diell. Lulet thahen në 45° C. Raporti: 6:1.