Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare pa kërcell me rrënjë të trasha mishtore me ngjyrë të murrme nga jashtë kurse e bardhë brenda. Gjethet në rozetë të gjata të blerta dhe pa qime të qara thellësisht dhe me maje të mprehtë.

Përhapja në  Kosovë: Rritet në kullota, livadhe, parqe, afër rrugëve etj.

Pjeset e përdorshme: Gjethet e reja dhe të freskëta, rrënjet ose te dyja së bashku.

Vjelja: Lulet dhe gjethet në pranverë (muaji 3-5). Rrënja vjelet heret në pranverë (muaji 3) dhe vjeshtë (muaji 11).

Tharja: Herba thahet në furra ose vende të përshtatshme në temp. 45-50oC. Raporti 6:1. Rrënja thahet në furra në temp. 60oC. Raporti 4:1.