Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeqare 30-150cm, e mbuluar dëndësisht me qime djegëse. Gjethet të perkundrejta, vezake, rrallë heshtore, me dhëmbë të mbëdhenj në fund në formë zemre. Lulesa deri 10 cm, e degëzuar.
Përhapja në Kosovë: Në vende ruderale, banesave, në djerina etj. Nga zona kodrinore deri në zonen alpine.
Pjesët e përdorshme: Pjesa mbitokësore (herba) ose gjethi (Urticae herba folium) dhe rrenja (Urticae radix)
Vjelja: Në zonën e ulet vjelja fillon ne prill kurse në zonat e larta nga qershori deri ne gusht.
Tharja: Tharja bëhët në furra ose vende të përshtatshme, herba në temp. 45-50 °C, rrënja në temp. 50 °C, raporti: 4:1