Përshkrimi: Bimë shkurrëze deri 80 cm e lartë. Ka gjethet e lëmuara të gjelbra në formë vezake të dhëmbëzuara. Lule kambanore, ngjyrë trëndafili në të bardhë. Fruti është rrushk ngjyrë blu të zezë.

Përhapja në Kosovë: Mjaft e shpeshtë në zonën subalpine të Sharrit dhe të Alpeve Shqiptare.

Pjesët e përdorshme: Gjethet (Myrtilli folium) dhe fruti (Myrtilli fructus).

Vjelja: Gjethet vjelen në verë dhe në vjeshtë (muaji 8-10), kurse frutat vjelen në verë (muaji 8-10).

Tharja: Tharja e gjetheve bëhet në furra ose në vende të përshtatshme në 45-50° C. Raporti: 6:1, kurse frutat në temp. 60° C. Raporti: 4:1.