Përshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare atraktive me gjethe vezake ose vezake gjatore në rozetë me një bisht me flatra të gjëra. Ka lulet ngyrë ari ose të verdha në lulesa të përkulur. Kupa 8-20 mm kambanore, ndërsa kurora 8-30 mm. Kapsula vezake 10-30 cm.

Përhapja në Kosovë: E perhapur nga 700-2000 m.

Pjesët e përdorshme: Lulet (kupa dhe kurora – Primulae flos cum calycibus) dhe rrenjët e terura (Primula radix).

Vjelja: Vjelja e luleve bëhet herët në pranverë pasi të kenë çelur (30-40% e luleve nuk mblidhen). Vjelja e rrënjëve lejohet vetëm te aguliçet e kultivuara dhe pas pjekjes së farave.

Tharja: Lulet thahen në furra ose nën hije në temp. 45-50° C; Raport: 7:1. Rrënjët thahen në furra në 60° C. Raporti: 4:1.