Pëshkrimi: Bimë barishtore shumëvjeçare e fuqishme, 10-50 cm e lartë me gjethe të shogëta ose me qime të dendura. Gjethet me 7-11 vriguj gjysmërrethore ose trekendore deri vezake, të gjelbra. Gjethet e kërcellit me të vogla me ndajgjethe te dhëmbëzuara. Lulesa e shpërndar pa qime ose poshtë me qime.

Përhapja ne Kosovë: E përhapur në livadhe dhe vende me lagështirë, afer burimeve në zonat malore dhe subalpine.

Pjesët e përdorshme:Tërë pjesa mbitokësore (herba) kur bima është në lulzim.

Vjeja: Bëhet pasi te fillojë lulëzimi nga muaji 5-9.

Tharja: Pjesa mbitokësore (herba) thahet ne furra ose nën hije në temp. 45-50°C. Raporti 4:1.